Flash

Shkolla e Magjistraturës/ Basha krahason Ramën me Berishën e 25 viteve më parë

Lapsi.al 23 July 2018
Shkolla e Magjistraturës/ Basha krahason Ramën me Berishën e 25

Kur kërkoi rikthimin e konsensusit të 21 korrikut për reformën në drejtësi, Lulzim Basha dha disa arsye se përse PD nuk e voton ligjin e shkollës së magjistraturës. Mes të tjerave e krahasoi atë me një shkollë partie, ose me fondacionin Qemal Stafa.

Për të qenë më i qartë për atë që po ndodh, Basha mori për shembull një akt politik të Sali Berishës rreth 25 vite më parë, që me kurse 6-mujore prodhoi prokurorët dhe gjykatësit e rinj që zëvëndësuan ata të sistemit komunist.

Basha e mori si shembull negativ ata që i quajti “juristët e plepave”, duke ironizuar këta të Ramës, për të cilët citoi Dash Shehin duke i quajtur “juristët e shelgjeve”.

“Pasi vuri bordin me të emëruarit e vet dhe ata emëruan emrat që donte Edi Rama, tani ajo (shkolla e magjistraturës) është një shkollë partie. E them këtë për ata që e mbajnë mend se çfarë ka qenë shkolla e partisë, por tani ky është një institucion totalisht i kapur nga Edi Rama. Edhe po të shikojmë njerëzit që janë aty, janë të gjithë njerëz të lidhur drejtpërdrejt me një dhe dy breza me Partinë Socialiste dhe Partinë e Punës së Shqipërisë. Arsyeja e kapjes së shkollës së magjistraturës është ta shndërrojë atë në njëfare kursi partiak ku seleksionohen kandidaturat sipas preferencave të Ramës dhe këta të jenë prokurorët dhe gjykatësit e ardhshëm. Ju e dini që në vitet 92-93, u organizuan në Durrës, në zonën e Plepave kurse, me qëllim që të trajnoheshin gjyqtarë dhe prokurorë për të shërbyer në sistemin që po kalonte nga sistemi monist dhe diktatorial në atë demokratik dhe për vite me radhë një pjesë e politikës iu referohej si gjyqtarët dhe prokurorët e plepave. Edi Rama po bën të njëjtën gjë, por në kushte të ndryshme, në kushte mungese totale transparence dhe kontrolli total politik për të nxjerrë, siç iu referua Dash Shehi, gjyqtarët dhe prokurorët e shelgjeve" u shpreh Basha.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI