Flash

Basha nuk e jep votën për shkollën e Magjistraturës, e krahason me fondacionin "Qemal Stafa"

Lapsi.al 23 July 2018
Basha nuk e jep votën për shkollën e Magjistraturës, e

Në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar të PD, kreu i demokratëve Lulzim Basha tha se në këmbim të votimit të ligjit të magjistratëve, PD ka një sërë kushtesh dhe një ndër to është zgjidhja urgjente e ngërcit të krijuar në Gjykatën Kushtetues.

Sipas Bashës, Shkolla e Magjistraturës me listat e studentëve që ka dërguar Edi Rama, është një organ më pak politik se fondacioni Qemal Stafa, një strukturë e Partisë Socialiste e krijuar nga Saimir Tahiri.

“Pararojë kursi partiak ku referohen kandidaturat sipas preferencës të Ramës e këta të jenë gjyqtarët e prokurorët në 3 vitet e ardhshme, pra kapje afatgjatë. Edhe nëse do i jepnim votat, problemi që shtrohet para vendit dhe partnerëve qendron: A e ndryshon kjo faktin që s’kemi Gjykate Kushtetuese që kemi një prokurori të emëruar me votat e mazhorancës? A e zgjidh faktin që 1 vit e 4 muaj pas skadimit të afatit kushtetues s’kemi as KLGJ e as KLP. Që 5 anëtarët e KLGJ e KLP përfaqësojnë një ngjyrë të PS se shorti ka rënë mbi një grup kandidatësh pasi janë përzgjedhur. Po te kishim nje reforme funksionale Tahiri duhet te ishte ne burg, hetimet duhet te ishin hapur me kohe per figura te PS te lidhura me krimin. Rames nuk i interesojne prokurore e gjyqtare te pavarur. Kjo eshte pengesa kryesore per reformen ne drejtesi, te tjerat jane pallavra. Edhe qytetaret ta dine sot pozicionin tim, te PD pse jemi ne kete kolaps total kushtetues te reformes ne drejtesi.

1. Zhbërjen e të gjitha ligjeve që janë miratuar në mënyrë të njëanshme për Reformën në Drejtësi.

2. Zgjidhja e situatës së paligjshmërisë në organin e Prokurorisë, duke i dhënë fund kapjes politike të prokurorit të përgjithshëm.

3. Zgjidhja e situatës së paligjshmërisë në përzgjedhjen e anëtarëve të jashtëm të KLP dhe KLGJ duke futur në garë të gjithë kandidatët që ishin përjashtuar nga ONM.

4. Zgjidhja urgjente e ngërcit të krijuar në Gjykatën Kushtetuese. Sa kohë që vendi ska Gjykatë Kushtetuese vendi është në një situatë grushti shteti.

5. Zgjidhja e urgjente dhe gjetja e mekanizmit ligjor që të ngrihen sa më shpejt KLP dhe KLGJ në mënyrë që të fillojnë menjëherë funksionimin SPAK, Byroja e Hetimit, Gjykata Anti-korrupsion dhe Prokurori i Përgjithshëm

6. Ecuria normale sipas Kushtetutës dhe ligjeve i procesit të vettingut. Ndërprerja e mënjëhershme e ndërhyrjes së mazhorancës në proces. Sot për të njëjtën shkelje dikush mbahet në detyrë, e dikush shkarkohet nga detyra.

7. Komision koordinimi që e përcakton dhe kushtetuta që të jetë i balancuar dhe i paanshëm që të mbikëqyrë ngritjen e organeve të reja të sistemit të drejtësisë"

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI