Flash

PS kërkon 84 vota, PD bojkoton parlamentin, LSI kërkon kohë të mendohet...

Lapsi.al 23 July 2018
PS kërkon 84 vota, PD bojkoton parlamentin, LSI kërkon kohë

Në seancën e sotme parlamentare, ku kërkohen 84 vota për kalimin e ligjit të magjistraturës, deputetët e Partisë Demokratike kanë bojkotuar. Në sallë kanë qenë vetëm deputetët e LSI-së, prej të cilëve ka folur Luan Rama. Ai u duk se ishte kundër votimit të ligjit, megjithatë fjalën e fundit e tha kur mikrofoni ishte fikur, pasi Gramoz Ruçi ia hoqi të drejtën për t'u shprehur nga foltorja e kuvendit.

Gjithsesi pasi mbaroi së foluri, Luan Rama kërkoi 10 minuta pushim në emër të grupit parlamentar të LSI. Seanca është ndërprerë në pritje të LSI-së.

Nga Partia Socialiste, oferta që i është bërë LSI-së për t'i bashkuar votat për ligjin e magjistraturës nuk është e fshehtë. Disa herë, Taulant Balla ka deklaruar se mazhoranca është në komunikim me një pjesë të opozitës për t'i bashkuar votat për ligjin e magjistraturës. Mbetet për t'u parë se sa vota do të mund të sigurojë sot që është seanca e fundit për këtë sesion dhe nëse do t'ia dalë të përçajë opozitën.

Të këshilluara

ide

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Një moment vendimtar për Shqipërinë

Është hera e parë që shqiptarët ndihen se mund ta formësojnë debatin kombëtar pa pritur që partitë politike të marrin drejtimin. Përvoja na mëson se demokracia varet jo vetëm nga zgjedhjet, por edhe nga qytetaria aktive mes tyre.

15:53 Ditmir Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI