Flash

Tiranë, dy të arrrestuar gjatë natës. Policia i kap të dehur në timon (VIDEO)

Lapsi.al 21 July 2018
Tiranë, dy të arrrestuar gjatë natës. Policia i kap të

Policia Rrugore ka vijuar kontrollet gjatë natës së kaluar në disa pika të kryeqytetit si dhe në autostradën Tiranë-Durrës.

Sipas policisë, pavarësisht sensibilizimit të vazhdueshëm, kontrolleve të shtuara përsëri ka drejtues mjetesh që abuzojnë me shpejtësinë duke rrezikuar jetën e tyre dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.

Kështu një automjet është evidentuar me shpejtësi 164 km/orë, duke marrë masën nga ana e Rrugorëve.

Por jo vetëm kaq, pasi policia ka vijuar kontrollet me drager, nga ku kanë rezultuar një numër abuzuesish me alkoolin.

Gjatë tre orëve janë arrestuar dy drejtues mjetesh për drejtim mjeti në gjendje të dehur. Po kështu janë pezulluar 12 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit në masën që varionte nga 0.28 mg/l deri 0.48 mg/l.

“Duajeni jetën/mbrojeni atë/stop alkoolit në timon/ec ngadalë mos shpejto”, apelon Policia e Shtetit.

Të këshilluara

Aksident në Vlorë, dy të plagosur

Një aksident me dy të plagosur ka ndodhur sot në Vlorë tek zona e Ujit të Ftohtë. Policia thotë se shtetasi Nikola.M., duke drejtuar mjetin tip Benz ka aksident...

07:59

I nxehti afrikan përfshin sot Shqipërinë

Ditën e shtunë, datë 21 korrik, vendi ynë do të përfshihet nga vala e nxhetë Sahariane . Moti do të jetë me diell dhe kalime të pakta vranësirash në zonat malor...

07:56

ide

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Një moment vendimtar për Shqipërinë

Është hera e parë që shqiptarët ndihen se mund ta formësojnë debatin kombëtar pa pritur që partitë politike të marrin drejtimin. Përvoja na mëson se demokracia varet jo vetëm nga zgjedhjet, por edhe nga qytetaria aktive mes tyre.

15:53 Ditmir Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI