Flash

Vaji i ullirit rrezikon ndalimin e grumbullimit, çmimi bie në 500 lekë për litër

Ashtu siç paralajmëruan në fillim të muajit tetor përpunuesit dhe grumbulluesit, rritja e prodhimit të ullirit këtë vit po shoqërohet me rënie të lartë të çmimit të vajit të ullirit në grumbullim. Në Belsh dhe Elbasan, çmimi i vajit ekstra i virgjër në grumbullim ka arritur 500 lekë për litër, nga 700 lekë vitin e […]

07:40

S'ka dëftesa për 420 mijë nxënës, Lindita Nikolla i dredhon përgjegjësive

Lapsi.al 17 July 2018
S'ka dëftesa për 420 mijë nxënës, Lindita Nikolla

Për mungesën e dëftesave për 420 mijë nxënës në përfundim të vitit shkollor, Lindita Nikolla u paraqit në Komisionin e Medias dhe të Arsimit. Në vend të jepte shpjegime për tenderin e dështuar të dëftesave, Nikolla tha se akuzat ishin një shpifje dhe se do të ankohej tek Arta Marku, pra në prokurori.

Shkak për konfliktin në komisionin e Medias dhe të Arsimit u bë edhe pyetja provokuese e Albana Vokshit:

Vokshi: A ndiheni e turpëruar që keni mashtruar për dëftesat e arsimit parauniversitar? Duhet t’i kërkoni ndjesë të gjithë fëmijëve dhe prindërit për mashtrimin e bërë. Keni shpërdoruar detyrën duke mos u siguruar dëftesat në kohë.

Nikolla: Nuk kercenoj njeri. Nuk është në etiken time. Ju sa herë që flini, keni mungesë etike. Do t’i shkoj deri ne fund ne organet e drejtësisë te gjitha akuzave ndaj meje. Iu jam përgjigjur të gjithë nxënësve dhe prindërve. Gënjyet kur thate qe dëftesat do shpërndahen ne shtator. Ndarja e dëftesave është një proces që ka nisur. Te gjitha përgjegjësitë e mia do t’i zhvilloj ne prokurori. Për ata qe duan te studiojnë jashtë shteti është zgjidhur problemi.

Vokshi: Ne kemi shqetësimin e prindërve dhe fëmijëve që nuk i kanë marrë dëftesat dhe nuk mund të transferohen në shkolla të tjera. Më shpjegoni me shumë qetësi pse ne vazhdojmë të marrim mesazhe nga prindërit....

Nikolla: Përsëris edhe njëhërë falenderimin për një moment shumë të rëndësishëm të ligjit. Zonja kryetare nuk do të çuditesha nëse do ta fillonit ndryshe këtë mbledhje, sepse mungesa e etikës ju karakterizon dhe unë do të përgjigjem me Linditën etike: Do t’i shkoj deri në fund akuzave që janë bërë ndaj personit tim. Kjo është zgjidhje e një partie që ka humbur çdo kauzë. I jam përgjgijur në kohë maturantëve që u duhen çertifikatat dhe diplomat për jashtë shtetit. Ju gënjyet kur thatë se dëftesat do të shpërndahen në shtator, sepse procesi ka nisur....

Vokshi i tregon mesazhet: Ja ku thuhet se dëftesat do të shpërndahen në shtator sepse nuk kanë ardhur. Kemi mesazhet dhe u kemi hequr emrat e mësuesve që të mos u bëni keq. 420 mijë fëmijë janë pa dëftesa. Mësuesit prishën pushimet në shkelje të kontratës dhe i përcollën prapë se nuk kishte dëftesa. Nuk mund të vini këtu të kërcënoni opozitën për pazaret tuaja. Tenderin kishit dy muaj kohë që duhet ta kishit përfunduar."

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI