Flash

Vaji i ullirit rrezikon ndalimin e grumbullimit, çmimi bie në 500 lekë për litër

Ashtu siç paralajmëruan në fillim të muajit tetor përpunuesit dhe grumbulluesit, rritja e prodhimit të ullirit këtë vit po shoqërohet me rënie të lartë të çmimit të vajit të ullirit në grumbullim. Në Belsh dhe Elbasan, çmimi i vajit ekstra i virgjër në grumbullim ka arritur 500 lekë për litër, nga 700 lekë vitin e […]

07:40

Raporti i antidrogës italiane: Mafia shqiptare po bashkëpunon me "Ndragheta" për trafikun e kokainës

Lapsi.al 16 July 2018
Raporti i antidrogës italiane: Mafia shqiptare po bashkëpunon me

Shqipëria është vendi i origjinës për pjesën më të madhe të marijuanës që hyn në tregun italian dhe atë evropian për vitin 2017. Ishte ky një nga përkufizimet e raportit të publikuar Departamenti Qendror i Shërbimit të Antidrogës në Itali të publikuar javën që shkoi.

“Importi i marijuanës u rrit ndjeshëm duke arritur një rekord prej 90 tonësh në 2017-ën nga 41 ton një vit përpara tij” – thuhej në raport i cili shton se “trendi i konfiskimeve në Itali është i lidhur me rritjen e kultivimit në Shqipëri”.

Por ajo të cilës iu kushtua pak rëndësi, pas publikimit të raportit ishte pjesa për trafikimin e drogërave të forta si kokaina dhe heroina si dhe fuqizimi i klaneve dhe organizatave mafioze shqiptare.

Në bazë të të dhënave të publikuara është e qartë se bandat shqiptare renditen në krye të organizatave të huaja që ushtrojnë aktivitet në Itali, ku numërohen 25 rrjete nga 94 në total. Grupet kriminale shqiptare nuk e kufizuan aktivitetin e tyre vetëm në trafikun e marijuanës.

Raporti ngre shqetësimin se “së bashku me organizatën mafioze Ndragheta në Kalabri, e cila në bazë të një rrjeti të ndërlikuar lidhjesh ndërkombëtare ka ende një rol kyç në trafikun e kokainës në Itali, kanë dalë në dritë edhe grupe kriminale të huash të përbëra nga marokenë, nigerianë dhe shqiptarë.

Në veçanti këta të fundit, janë duke shfaqur dëshmi të një kapërcimi cilësor në kapacitetet operacionale duke konkurruar me grupet e tjera për kontrollin e segmenteve të trafikut në Itali dhe menaxhimin e rrjeteve të shpërndarjes në territorin kombëtar të substancave kryesore narkotike” – thuhet në raport. Ky raport u konsiderua spekulativ nga ministria e brendshme shqiptare. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI