Flash

Vaji i ullirit rrezikon ndalimin e grumbullimit, çmimi bie në 500 lekë për litër

Ashtu siç paralajmëruan në fillim të muajit tetor përpunuesit dhe grumbulluesit, rritja e prodhimit të ullirit këtë vit po shoqërohet me rënie të lartë të çmimit të vajit të ullirit në grumbullim. Në Belsh dhe Elbasan, çmimi i vajit ekstra i virgjër në grumbullim ka arritur 500 lekë për litër, nga 700 lekë vitin e […]

07:40

“Jeni racë derri, pak jua ka bërë Serbia”, pushuesi nga Kosova tregon çfarë i ndodhi me hotelin në Shqipëri

Lapsi.al 16 July 2018
“Jeni racë derri, pak jua ka bërë Serbia”, pushuesi

Një rast aspak i këndshëm i ka ndodhur një shtetasi të Kosovës përderisa kishte vendosur t’i kalonte pushimet verore në bregdetin e Shqipërisë. Fillimisht, personi në fjalë kishte vendosur që të rezervonte një dhomë në një nga hotelet e Shqipërisë, mirëpo me të pyetur për dhoma të lira, atij i ishte kërkuar paradhënie nga hoteli ku ai po kërkonte të kalonte pushimet, shkruan Lajmi.net. Në pamundësi për një gjë të tillë, pushuesi nga Kosova kishte refuzuar këtë kërkesë dhe kishte filluar të kërkonte për alternativa të tjera të hoteleve.

Disa ditë pasi që ky person kishte gjetur akomodim në një tjetër hotel ku nuk ishte i detyruar të paguante paradhënie, atij i shkruajnë përsëri nga hoteli ku ai fillimisht kishte kërkuar për dhoma të lira.

“Zotëri do vini? Keni bërë rezervim tek ne? Nëse jo na thoni?”, ishte pyetur ky pushues nga hoteli në fjalë.

E menjëherë pasi kosovari ishte përgjigjur se ka gjetur akomodim në një hotel tjetër, kishin filluar të sharat dhe ofendimet nga personat të cilët nuk dihet a janë pronarë apo nga personeli i këtij hoteli.

“Ju kosovaret jeni rrace derri, pak ua ka bërë Serbi”, ishin disa nga të sharat dhe ofendimet që ky pushues kishte marrë nga personeli i këtij hoteli.

Këtë shqetësim ky turist nga Kosova e ka shpërndarë me miqtë e tij në rrjetin social, Facebook.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI