Flash

Vaji i ullirit rrezikon ndalimin e grumbullimit, çmimi bie në 500 lekë për litër

Ashtu siç paralajmëruan në fillim të muajit tetor përpunuesit dhe grumbulluesit, rritja e prodhimit të ullirit këtë vit po shoqërohet me rënie të lartë të çmimit të vajit të ullirit në grumbullim. Në Belsh dhe Elbasan, çmimi i vajit ekstra i virgjër në grumbullim ka arritur 500 lekë për litër, nga 700 lekë vitin e […]

07:40

Policia jep detaje/ Pas vrasjes së laçianit, autorët i morën orën dhe varësen floriri (VIDEO)

Lapsi.al 14 July 2018
Policia jep detaje/ Pas vrasjes së laçianit, autorët i

Policia jep detaje mbi vrasjen dhe më pas groposjen e 34-vjeçarit Kejsi Hysa (i njohur edhe me emrat Eljon dhe Sahit) nga Laçi. Ai u gjet i vrarë me një plumb në kokë dhe më pas i groposur në pranë varrezave të fshatit Shelqet të Komunës Nikel në Fushë-Krujë.

Drejtoria e policisë së Durrësit dhe komisariati i policisë së Krujës në bashkëpunim me prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë kanë dhënë detaje mbi ngjarjen. 34-vjeçari ishte në kërkim nga policia i akuzuar si bashkëpunëtor në një vrasje në Sarandë 3 vjet më parë.

Lexo edhe: Detaje të reja/ Laçiani u vra me plumb në kokë dhe u gropos, si zbuloi policia autorët

Policia thotë se pas një hetimi disa ditor është bërë e mundur gjetja e 34-vjeçarit për të cilin kishte dyshime se ishte vrarë. Në pranga ka rënë Hysni Ramaj 31 vjeç, banues në Nikël të Krujës. Është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit A. T.

Këta të dy në bashkëpunim me njëri - tjetrin dyshohet se e kanë vrarë me armë Hysën më 5 korrik për motive të dobëta.

“Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë model 56, kalibrit 7.62 mm me një krehër me 11 fishekë të kalibrit 7.62 mm, model 56; pistoletë e markës “Berreta”, kalibri 9 mm, me një krehër me 8 fishekë (dyshohet të jetë e viktimës); një automjet tip "Golf" (dyshohet se i përkasin viktimës); sende personale si: një varëse floriri, një orë dore (dyshohet se i përkasin viktimës) një sasi e vogël lënde narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa” – thuhet në njoftimin e policisë. ©LAPSI.al

[video width="640" height="352" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2018/07/vrasja-e-lacianit.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI