Flash

Vaji i ullirit rrezikon ndalimin e grumbullimit, çmimi bie në 500 lekë për litër

Ashtu siç paralajmëruan në fillim të muajit tetor përpunuesit dhe grumbulluesit, rritja e prodhimit të ullirit këtë vit po shoqërohet me rënie të lartë të çmimit të vajit të ullirit në grumbullim. Në Belsh dhe Elbasan, çmimi i vajit ekstra i virgjër në grumbullim ka arritur 500 lekë për litër, nga 700 lekë vitin e […]

07:40

“Ismail Kadare në gjendje të rëndë në spital”/ Gazetarja jep detaje për lajmin e bujshëm (FOTO)

Lapsi.al 14 July 2018
“Ismail Kadare në gjendje të rëndë në

Pasditen e se shtunës u përhapur rrufeshëm lajmi se Ismail Kadare është në gjendje të rëndë shëndetësore. Ka qenë poeti Arti Lushi ai i cili nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale njoftoi se 82-vjeçari është në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Miq, më vjen keq të ndaj një lajm të hidhur me ju. Sapo më njoftuan nga spitali Arnand Trouseau në Paris që shkrimtari ynë kombëtar, Ismail Kadare ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Uroj që Zoti t’u japë forcë e kurajë familjarëve dhe të afërmve, e mbi të gjitha qetësinë për të pranuar vullnetin e epërm”, - shkroi Lushi.

Por duket se kjo gjë nuk është aspak e vërtetë. Gazetarja Beti Njuma përmes një postimi në Instagram ka treguar se Kadare është “si kokrra e mollës” dhe se vetë ai është habitur nga ky lajm i pavërtetë.

“Një njeri i papërgjegjshëm ka përhapur këto orë lajmin se Ismail Kadare është shtruar në një spital të Parisit në gjendje të rëndë shëndetësore. Botuesi i tij Bujar Hudhri e hedh poshtë këtë “fake news” duke konfirmuar se shkrimtari ynë i madh është si kokrra e mollës. Jetë të gjatë Ismail Kadaresë…”,- shkruan gazetarja në postimin e saj duke shtuar se dhe vetë Kadare është habitur nga ky lajm.

Kadare konsiderohet si një nga shkrimtarët dhe intelektualët më të shquar europianë të shekullit XX, si dhe shkrimtari më i madh i letrave shqipe.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI