Flash

Vaji i ullirit rrezikon ndalimin e grumbullimit, çmimi bie në 500 lekë për litër

Ashtu siç paralajmëruan në fillim të muajit tetor përpunuesit dhe grumbulluesit, rritja e prodhimit të ullirit këtë vit po shoqërohet me rënie të lartë të çmimit të vajit të ullirit në grumbullim. Në Belsh dhe Elbasan, çmimi i vajit ekstra i virgjër në grumbullim ka arritur 500 lekë për litër, nga 700 lekë vitin e […]

07:40

34-vjeçari nga Laçi që u gjet i groposur, kërkohej për vrasjen e 'Momos' në Sarandë (FOTO)

Lapsi.al 14 July 2018
34-vjeçari nga Laçi që u gjet i groposur, kërkohej

Prej katër ditësh 34-vjeçari ishte shpallur i zhdukur nga familja, ndërsa sot është gjetur i vrarë dhe groposur. Ai është Eljon Hysa nga Laçi. Trupi i tij u gjet pranë varrezave në zonën e Niklës në Fushë Krujë. Duket se autorët kanë dashur që të ngatërrojnë policinë dhe familjarët duke e varrosur trupin pranë varrezave. Familjarët e kishin denoncuar rastin duke kërkuar ndihmën e policisë për gjetjen e djalit të tyre, ndërkohë që prej tre vitesh ai i fshihej drejtësisë. Elion Hysa, rezulton i shpallur në kërkim nga policia si bashkëpunëtor në vrasjen e Edmond Theodhorit në datë 10 korrik të 2015, ngjarja e cila tronditi Sarandën.

32-vjeçari Edmond Theodhori, i njohur në qytet me emrin 'Momo' u ekzekutua të biznesi i tij, një lavazh makinash. Ngjarja ndodhi pas një sherri për motive banale. Në shkurt të këtij viti, policia arrestoi një prej autorëve të krimit, Keivi Hysa, 27 vjec nga Mamurrasi. Ndërsa në kërkim ishte shpallur 34-vjecari Eljon (Kejsi) Hysaj, i cili sot është gjetur i ekzektutuar dhe groposur në Nikël të Fushë Krujës. Zhdukja e tij u denoncua katër ditë më parë, pra në 10 korrik 2018, ndërsa Edmond Thedhori apo 'Momo', u vra po në të njëjtën datë tre vjet më parë, pra në 10 korrik 2015.

Nëse ekzekutimi i 34-vjecarit nga Laçi, do të vërtetohet se është kryer për hakmarrje për shkak të vrasjes së "Momos', atëhere ekzekutorët e tij duket se kanë zgjedhur pikërisht të njëjtën datë kur u vra te lavazhi i tij në Sarandë 32-vjecari Edmond Theodhori. Policia vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes. Zhdukja e Elion Hysajt u denoncua publikisht edhe nga ish-kryeministri Sali Berisha në faqen e tij në Facebook.

©LAPSI.al 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI