Flash

FOTO+VIDEO/ Arrestohet në Itali këngëtari shqiptar, pjesë e një rrjeti kokaine

Lapsi.al 3 July 2018
FOTO+VIDEO/ Arrestohet në Itali këngëtari shqiptar, pjesë e

20 persona u vunë në pranga në një operacion të policisë italiane të koduar “Sottobosco” dhe që goditi një rrjet të trafikut dhe shpërndarjes së kokainës në Emilia Romagna, Toscana, Lombardia dhe Sicili. 10 prej të arrestuarve ishin shqiptarë. Sipas policisë italiane një prej të arrestuarve është edhe këngëtari Dëfrim Dervishi, i cili njihet me emrin e artit “Defri”.

Hetimet nisën në mars 2016, kur një familje nga Bondeno e Ferrarës, u paraqit në polici duke denoncuar incidentet e shumta dhe grabitjet nga një grup shpërndarësish të drogës ku djali i tyre merrte lëndën narkotike. Nga hetimet rezultoi se furnizues me kokainë ishte marokeni Mohamed Jarmouni.

https://youtu.be/8XOc20oUPXg

Organizata ishte e strukturuar në mënyrë piramidale dhe mbante me dhunë lidhjet e forta. Shqiptarët e arrestuar janë Dëfrim, Enver, Haxhi dhe Besnik Dervishi dhe Klodian Alushku, të cilët vepronin në krahinat e Pizës dhe Firences. Ata furnizoheshin me sasi të konsiderueshme kokaine nga Holanda, duke përdorur një rrjet korrierësh, përfshirë edhe shqiptarin tjetër Olsi Ivziku.

Lider ishte marokeni Jarmouni, i cili përveç se kujdesej për furnizimin me kokainë, siguronte edhe transaksionet e parave. Ai kujdesej edhe për blerjet e grupit dhe asgjësimin e konkurrentëve në hapësirën ku kishte shtrirë aktiviteti. Policia italiane ka konfiskuar rreth 7 kg kokainë dhe 28 mijë euro. ©LAPSI.al

https://www.youtube.com/watch?v=K57LhKGGoeU

Të këshilluara

Durrës, merr flakë banesa...

Një banesë në rrugën “Vasil Mici”, në Durrës, është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme. Sipas raportimeve, flakët janë vënë në kontroll nga zjarrfikësit, ...

22:09

Var veten 13-vjeçari, mister rrethanat...

Një fëmijë 13-vjeçar ka varur veten në Maqellarë të Dibrës. Sipas njoftimit të policisë, në trupin e të miturit nuk janë konstatuar shenja dhune. Po hetoh...

18:33

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI