Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Debati për Teatrin ndan vëllezërit Shllaku/ Shkrimtari: Të mbrohet! Aktori: Të prishet!

Lapsi.al 3 July 2018
Debati për Teatrin ndan vëllezërit Shllaku/ Shkrimtari: Të

Debati për godinën e Teatrit Kombëtar prek ndonjëherë edhe kufijtë e absurdit. Çështja nuk ka ndarë në mes vetëm politikën, arkitektët, aktorët dhe regjisorët, por tashmë zëra të kundërt gjen edhe brenda një familjeje. I tillë është rasti i vëllezërit shkodranë Primo dhe Bruno Shllaku. I pari shkrimtar dhe tjetri aktor. Janë djemtë e regjisorit dhe Artistit të Popullit, Lec Shllaku, dhe nipa të përkthyesit të famshëm Gjon Shllaku.

Këtë të martë në të njëjtën ditë njëri deklaronte publikisht në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin e një të riu, ndërsa tjetri protestonte para godinës së Teatrit, kundër shembjes së saj.

E çuditshme në këtë rast është se shkrimtari Primo Shllaku mbështet ruajtjen e godinës ndërsa aktori Bruno Shllaku është “pro”shembjes”.

“Teatri është tempull dhe tempujt janë të shenjtë, për mua ky vend është vend i shenjtë sepse është tempull. Padrejtësisht paskemi menduar sikur mbaroi koha kur shembeshin tempujt, sikur ajo histori mbaroi me ’67, ka prapë tundime për të prishur tempujt” – tha Primo Shllaku në protestë duke shtuar: “Ky kompleks është organik, autentik dhe unik. Çdo gjë tjetër këtu “i rrin si shalla gomarit”. Këtu ka kaluar historia e Teatrit shqiptar”.

Më herët në Komisionin Parlamentar Bruno Shllaku do të thoshte: “Kam një dëshirë të vetme që tu tregoj disa njerëzve që thonë: “Unë jam Teatri”. Do t’u them se ku është Teatri i vërtetë. Ne që themi që ai teatër të ribëhet ne si përkitkemi Teatrit?

Do ti themi ndokujt, unë djali i Dedë Shllakut, Artist i Popullit, shkrimtarit, poetit, interpretues i sa e sa roleve në teatër e kinematografi, themelues i Teatrit “Migjeni” dhe “Skampa”, themelues i estradës dhe teatrit të Ushtarit.

Kujt i përkas unë? Cilit teatër mund ti përkas? Nuk jam për fjalën shembje. Unë jam për atë që thotë Shekspiri: Teatrin e bëjnë njerëzit. Më jep thotë një çarçaf, edhe unë do të loz kryeveprën time”.

Ai teatër është jashtë çdo parametri. I nderuari dhe i madhi Kadri Roshi më thoshte: “Bruno më vjen turp të dal në atë skenë, është për ibret të Zotit. Se vë qeveria një dorë” – tha aktori Bruno Shllaku. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Durrës, merr flakë banesa...

Një banesë në rrugën “Vasil Mici”, në Durrës, është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme. Sipas raportimeve, flakët janë vënë në kontroll nga zjarrfikësit, ...

22:09

Var veten 13-vjeçari, mister rrethanat...

Një fëmijë 13-vjeçar ka varur veten në Maqellarë të Dibrës. Sipas njoftimit të policisë, në trupin e të miturit nuk janë konstatuar shenja dhune. Po hetoh...

18:33

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI