Flash

I mbylli biznesin për 30 ditë, biznesmeni i thyen hundën tatimorit

Lapsi.al 2 July 2018
I mbylli biznesin për 30 ditë, biznesmeni i thyen hundën

Një inspektor i Tatimeve është goditur me grushta në fytyrë ndërsa ishte duke kryer detyrën e tij, kontrollin e bizneseve në Golem. Ai ka kërkuar kuponin tatimor nga një biznes, por si përgjigje ka marrë grushta në fytyrë dhe ka përfunduar me hemoragji në Spitalin e Traumës Tiranë.

Më poshtë është njoftimi i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, e cila e ka dënuar dhunën e ushtruar ndaj inspektorit të hetimit tatimor në detyrë.

Një incident është shënuar ditën e diel në zonën e Golemit gjatë ushtrimit të detyrës nga grupi i inspektorëve të Sektorit të Zbatimit, Drejtoria e Hetimit Tatimor.

Grupi i punës i përbërë nga inspektorët M.S, G.C dhe O.B u paraqit për të kryer kontroll në subjektin "Fatime Morina", në zonën e Golemit, pranë "Pishave të Buta". Gjatë kontrollit u konstatua se subjekti ushtronte aktivitetin në fushën e shërbimit, pa lëshuar kupon tatimor, shkelje e përsëritur nga subjekti në fjalë, në kundërshtim me ligjin 9920 ( I ndryshuar) neni 122, pika 1, gërma b(ii).

Referuar kësaj shkelje, inspektorët e zbatimit informuan subjektin për penalizim me masën bllokim aktiviteti për 30 ditë kalendarike.

Gjatë kryerjes së procedurave nga inspektorët, ata kanë hasur në rezistencën e pronarit të subjektit, i cili ka ushtruar dhunë fizike ndaj inspektorit O.B. duke e goditur në fytyrë, goditje e cila i ka shkaktuar inspektorit frakturë dhe hemoragji në hundë dhe sy.

Si rrjedhojë e kësaj ngjarje, u njoftuan forcat e Rendit. Inspektori u dërgua fillimisht për mjekim pranë spitalit të Durrësit dhe më pas u dërgua për trajtim më të specializuar pranë spitalit Ushtarak në Tiranë.

Inspektorët e zbatimit, po kryenin kontrolle në zonë në zbatim të planit të masave për sezonin turistik veror.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë dëshiron të përsërisë mesazhin e qartë se të gjithë strukturat tatimore të zbatimit dhe terrenit, mbeten të angazhuar për të vijuar zbatimin rigoroz të planit të masave për sezonin turistik. Beteja kundër informalitetit është beteja jonë e përbashkët me sipërmarrjen e ndershme, në favor të qytetarëve dhe zhvillimit ekonomik të vendit.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Dosja e SPAK/ Gysi- Vlora, një "dashuri" e blerë me miliona

SPAK ka zbuluar se si paratë e nxjerra nga tenderat e trukuar të AKSH-it, prej Ergys Agasit shkonin drejt llogarive që lidheshin me Vlora Hysenin, në këmbim të infove të shërbimit sekret me të cilat ajo furnizonte grupin kriminal

13:38

Me sytë katër

PAPARAZZI