Flash

Jo vetëm muzikë, Justin Bieber së shpejti aktor

Lapsi.al 16 December 2017
Jo vetëm muzikë, Justin Bieber së shpejti aktor

Justin Bieber duket se do t’i shfaqë të gjitha talentet e tij në Hollywood. Sipas disa raportimeve të fundit në media, Bieber dëshiron të bëhet aktor. “Justin gjithmonë e ka konsideruar veten si të multi talentuar. Ai nuk do ta ndërronte karrierën e tij muzikore me asgjë, por ai e beson se mund të jetë edhe aktor në të njejtën kohë”, ka thënë një burim i afërt me të. Në fakt, sipas të njëjtit burim, Bieber po motivohet nga fakti se si e dashura e tij, Selena Gomez kohë pas kohe paraqitet në filma dhe televizion. “Ai e ka parë se si Selena ka marrë një rol në filmin më të ri të Woody Allen dhe kjo e ka bërë atë që të besojë se edhe ai mund të merret seriozisht me ndonjë rol. Mos prisni ta shihni Bieber të luaj në drama, ai më shumë është i orientuar nga komeditë”, vazhdon tutje burimi. Në fakt, këngëtari ka pasur role të vogla filmike në të kaluarën, si në “CSI: Miami” dhe “Zoolander 2”. Në muajin tetor ishte raportuar edhe se këngëtari i hitit “Sorry” është takuar me Adam Sandler dhe David Spade, dhe se nga ta ka marrë këshilla se si të futet në botën e komedisë në Hollywood.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI