Flash

George Clooney dhuron miliona dollarë për miqtë e tij

Lapsi.al 14 December 2017
George Clooney dhuron miliona dollarë për miqtë e tij

George Clooney sipas medieve amerikane raportohet se u ka dhuruar nga një milion dollarë miqve të ngushtë të tij për t’i falënderuar për ndihmën që ata ia kanë dhënë gjatë karrierës së tij.

Rane Gerber, biznesmen dhe burri i Cindy Crawford, i tha prestigjiozes amerikane MSNBC-së se Clooney e kishte befasuar atë dhe 13 persona të tjerë më 2013, kur të gjithë ishin ftuar në shtëpinë e aktorit për darkë.

Gerber tha se mysafirët gjetën valixhe ku secila prej tyre përmbante një milion dollar në prerje 20 dollarësh, afër karrigeve të tyre në tavolinën e drekës.

Clooney thuhet t’u ketë thënë miqve të tij se ai do të dëshironte t’ua kthente të mirat, duke u treguar se sa shumë kishin pasur dhe kanë rëndësi ata në jetën e tij.

Të këshilluara

Dakota Johnson në lidhje me Chris Martin

Dakota Johnson dhe Chris Martin janë duke vazhduar lidhjen e tyre që ka filluar muaj më parë.Sipas një burimi të revistës “UsWeekly” lidhja e dyshes është duke ...

17:44

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI