Flash

Vatër zjarri në Mat

Një vatër zjarri është shfaqur në Njësinë Administrative Ulëz, në Bashkinë Mat, duke përfshirë nj&e...

18:52

Trump u bërtiti liderëve të NATO-s publikisht. Privatisht, ishte një histori tjetër

Donald Trump hyri në samitin e NATO-s me sulme, ankesa dhe kërcënime të vjetra ndaj aleancës. Por sapo dyert u mbyllën, toni ndryshoi papritur. Sipas Politico, presidenti amerikan zbuti gjuhën, shmangu përplasjet më të nxehta dhe u largua nga takimi duke folur për “dashuri” në sallë, ndërsa liderët europianë mbetën sërish në ankth për paparashikueshmërinë e tij.

18:22

Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez drejt martesës

Lapsi.al 13 December 2017
Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez drejt martesës

Ata po përgatiten të festojnë sezonin e tyre të parë festiv si çift, pasi romanca e tyre u bë publike në shkurt të këtij viti. Shpirti i Krishtlindjeve duket se ka mbërritur në shtëpinë e Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez teksa ata shihen të dekorojnë pemën e krishtlindjeve në shtëpinë e tyre në New York, bashkë me binjakët Max dhe Emme.

48-vjeçarja i ka publikuar fotot e mbrëmjes në historitë në “Instagram”. Ndonëse ata kanë vendosur të bashkëjetonte pak kohë më parë, një burim i tha revistës E! pohoi se Alex është gati ti propozojë Jenniferit, nga dita në ditë dhe ndoshta dita e madhe do të jetë vigjilja e Krishtlindjeve.

Më herët në muajin shtator, Jennifer tha se marrdhënia mes tyre është shumë mirë dhe se ndihet sikur dashuron për herë të parë. Madje ajo shkoi aq larg sa tha se ndoshta kjo është dashuria e saj e parë e vërtetë.

Këtë periudhë të jetës së saj, këngëtarja 48-vjeçare e ka quajtur “Epokën e artë” pasi është bërë njeri më o mirë në krah të Alex, është bërë një vajzë më e mirë, një nënë dhe mike më e mirë dhe sigurisht një partnere më e mirë jete.

Nëse vërtet do të ketë martesë, kjo nuk do të ishte e para për J.Lo.

Jennifer sot ndan kujdestarinë e dy binjakëve Max dhe Emme me ish-bashkëshortin Marc Anthony, me të cilin ka qënë e martuar për 1 dekadë, nga viti 2004-2014. Ylli I showbizit ka qënë më herët e fejuar me aktorin Ben Affleck, nga viti 2002 deri në 2004. Më parë aktorja dhe këngëtarja ka qënë e martuar me Ojani Noa për një vit, në 1997 dhe me balerinin Cris Judd nga 2001-2003.

Por edhe Alex ka qënë i martuar më parë me Cynthia Scurtis, nga viti 2002-2008 me të cilën ka dy vajza, Natasha 13 vjeç dhe Ella 9 vjeç.

Të këshilluara

Selena dhe Justin, të ndarë sërish

Cifti i dashuruar nuk do ta festojnë bashkë festat e fundvitit. Një burim për revistën ‘People’ ka zbuluar se Justin po përpiqet shumë që t’i provojë Selenës se...

13:18

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI