Flash

Margot Robbie iu mbyll gojën gazetarëve: Martesa sështë arritje

Lapsi.al 5 December 2017
Margot Robbie iu mbyll gojën gazetarëve: Martesa sështë

Margot Robbie ka ndërmarrë hapin e parë si producente për filmin biopik “I, Tonya”, projekt në të cilin luan edhe rolin e protagonistes. Filmi trajton jetën dhe karrierën e patinatores Tonya Harding dhe është një komedi e errët. Që tani, po përflitet për një nominim në kategoritë e Oscar, por gjithçka mbetet për t’u parë. Margot mbajti një konferencë për shtyp lidhur me këtë projekt, ndërsa gazetarët janë fokusuar diku tjetër. Ata e kanë pyetur aktoren se si ndihet për martesën, por aktorja i ka lënë pa fjalë me përgjigjen e saj. “Martesa nuk ka qenë kurrë arritje për mua. Të prodhuarit një film po që është arritje, dhe për këtë jemi mbledhur sot këtu”, ka thënë ajo, dhe salla ka rënë në qetësi të plotë. Robbie ka sqaruar edhe më pas që një situatë e atillë është e patolerushme dhe se pyetjet duhet të përqendrohen sipas temës. Edhe pse e martuar lumturisht, duket qartazi që Margot nuk është në humor për të folur më tej lidhur me jetën personale.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI