Flash

Selena Gomez: "Pse u riktheva me Justin Bieber"

Lapsi.al 4 December 2017
Selena Gomez: "Pse u riktheva me Justin Bieber"

Nuk ka gjë më të bukur sesa kur çifti i preferuar i showbiz-it rikthehen përsëri bashkë – kjo është edhe arsyeja pse e gjithë bota është entuziazmuar pas lajmit se Selena Gomez dhe Justin Bieber janë rikthyer sërish bashkë muajin e kaluar.Ndarja e tyre u konfirmua dy vjet më parë, në vitin 2015, por kohët e fundit u rilidhën. Edhe pse Gomez është treguar gjithmonë e gatshme për t’u rikthyer me Bieber në të shkuarën, më në fund ajo edhe ka zbuluar arsyen pse mori këtë hap dhe pse i dha një shans të dytë kësaj marrëdhënieje.Kur e pyetën se çfarë e bëri të rikthehej sërish në krahët e Bieber, Gomez tha se ajo kurrë nuk e kishte ndalur interesin për të.

"Unë jam 25 vjeç, nuk jam as 18, as 19, as 20. Dua të jem pranë njerëzve që kanë pasur një ndikim të madh në jetën time”,- tha Gomez për Billboard, që e zgjodhi Selena-n edhe Gruaja e Vitit 2017. "Pra, ndoshta më parë, mund të kem qenë e detyruar të bëja diçka që, në thelb, nuk ishte e drejtë.” Gomez shpjegoi gjithashtu se dëshiron që të jetë e plotësuar në jetë dhe se gjatë këtyre viteve asaj i ka ndryshuar perceptimi për jetën dhe për lumturinë. Selena është maturuar. “Mendoj se një përfaqësim i vërtetë i dashurisë është përtej vetes", - shpjegoi ajo. Këngëtarja tha edhe se lidhja me The Weeknd përfundoi në paqe. Çifti ishin bashkë për më pak se një vit, por nuk e konfirmuan asnjëherë ndarjen, por Gomez tha se ata kanë mbetur miq të mirë. “Diçka për të cilën jam shumë krenare është fakti që mes meje dhe The Weeknd ka një miqësi të vërtetë",- tha ajo për Billboard. "Nuk kam përjetuar kurrë një ndjesi të tillë në jetën time. Me të kam kaluar një kohë të mrekullueshme.”

Të këshilluara

Kendall Jenner: Bella po luan me zjarrin

Historia e dashurisë mes Bella Hadid dhe The Weeknd nuk ka përfunduar, përkundrazi; duket se çifti është i gatshëm të provojë përsëri! Por shoqes së Bella-s, mo...

16:19

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI