Flash

Bruno Mars paditet për fotografinë e tij

Lapsi.al 21 November 2017
Bruno Mars paditet për fotografinë e tij

Bruno Mars është përfshirë në një çështje të vogël gjyqësore si pasojë e një fotoje të postuar në rrjetet sociale, në të cilën shfaqet ai si imituesi i Elvis Presley. Catherine McGann, e cila ka paditur këngëtarin e njohur, ka thënë se ajo e ka bërë këtë fotografi të Brunos në vitin 1989, kur ai ishte 3 apo 4-vjeç dhe performonte hitet e mbretit të muzikës, Presley. MCGann ka thënë se ajo zotëron të drejtat e autorit të asaj fotoje kështu që ajo është shqetësuar kur e ka parë atë në të gjitha profilet e rrjeteve sociale të Bruno Mars.Në dokumentet e publikuara nga “TMZ”, fotografja tregon se ajo foto e postuar në muajin qershor ka marrë më shumë se 1.2 milionë pëlqime. MCGann pretendon se Bruno nuk i ka respektuar të drejtat e autorit. Ajo ka paditur Bruno dhe kompaninë e tij muzikore, “Warner Music”, për dëmet dhe përfitimet e bëra nga kjo foto.

Të këshilluara

Beyonce,artistja më e pasur në botë

Beyonce Knowles, ka fituar rreth 105 milionë dollarë nga shitjet rekord dhe nga koncerti i mbajtur me “Formation”.Ajo ka goditur skenën muzikore me albumin e sa...

12:10

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI