Pas lajmeve për largimin e tij nga qeveria, në zyrën e Saimir Tahirit vërshuan deputetë e ministra. Deri në orët e vona të së shtunës, ministri priti e përcolli në ambientet e rinovuara kolegët e qeverisë. E me sa duket, s'kishte si ta mbyllte këtë detyrë pa ata, personazhet e medias që gjithnjë i ka mbajtur afër, duke u ndjerë i përkëdhelur nga ndonjë fjalë e mirë.
Poza e fundit e publikuar në llogarinë personale të Tahirit në IG, tregon ish-ministrin i cili është bërë pjesë e fushatës së promovuar nga prezantuesja e Top Channel, Albana Osmani. I menjëherëshëm ka qenë dhe reagimi i moderatores e cila me sa duket nuk është në dijeni të largimit të tij nga posti.