Ata qendruan së bashku për më shumë se një vit dhe gjatë kësaj kohe mund të themi se ishin në kulmin e karrierës dhe suksesit të tyre në jetën personale.
Bëhet fjalë për këngëtaren me origjinë shqiptare Rita Ora dhe Calvin Harris, çift i cili fitoi adhurimin e publikut pas bashkupunimit të tyre me hitin botëror “I Will Never Let You Down”. Edhe pse ndarja e tyre nuk ishte dhe aq miqësore siç ndodh rëndom me yjet e tapetit të kuq, duket se midis tyre nuk ka më mllefe.
“Ishte një çlirim për të dy t’i sqaronin gjërat dhe ta linin pas të kaluarën”,- shprehet një burim afër dyshes për The Sun. Aktualisht thuhet se ylli nga Prishtina i është kthyer kontakteve me bashkëpunëtorët dhe miqtë e Calvin-it dhe një tjetër bashkpunim nuk është aspak i pa realizueshëm.
