“Sa herë dua që diçka të dalë në faqet e para, thjesht ndryshoj modelin e flokëve.”
Hillary Clinton është e vetëdijshme se publikut i bëjnë përshtypje ndryshimet e jashtme më shumë se reformat në qeverisje. Ndaj në fjalimin e saj në ditën ndërkombëtare të grave, u shfaq me një prerje të re flokësh.
“Duhet të mbetemi kokëforta. Të përpiqemi fort për mbështetje, të japim mbështetje. Dhe duhet të kuptojmë se pavarësisht pengesave të shumta në marshimin tonë të gjatë drejt barazisë së plotë, kudo ku shikoj unë, ka plot shenja shprese.”
Dhe ia doli të lexohej, ndoshta më shumë sesa po të ishte shfaqur me prerjen e saj të zakonshme të flokëve.
Me gjithë natyrën seksiste të titullit: “Të gjithë sytë mbi prerjen e re të flokëve të Hillary Clinton”, ja ku e lexuat edhe ju një pjesë nga fjalimi i saj shumë i rëndësishëm në këtë kohë kur gruas duket sikur po i mohohen liritë më shumë se kurrë.
