Belen Rodriguez mbahet mend për lidhjen e saj pasionante me Fabricio Coronen. Foto të tyre intime janë publikuar.
Ngjitur me tavolinën e saj ishte ulur paparaci Maurizio Sorge, i cili kapi në vitin 2009 Belen dhe të fejuarin e saj në ato kohë Fabrizio Corona, nudo duke bërë seks.
Fotot e çiftit në momente intime në Maldive bënë bujë të madhe asokohe. E siç duket kanë lënë shije të hidhur tek prezantuesja seksi, përderisa paparacit i është kërkuar papritur të largohet nga restoranti, shkruan “Who”.
“Novella 2000” shkruan se shpejt ka ndërhyrë vetë pronari duke e tërhequr kërkesën e paedukatë pasi fotografi ishte klient i rregullt. Kështu Belen është detyruar të vazhdojë darkën e saj me mikun e padëshiruar pranë.

