Dua Lipa është një ndër këngëtaret shqiptare që po korr sukses në arenën ndërkombtare. Në një intervistë për ‘Buzzfeed ‘ ajo është pyetur për jetën, muzikën, fansat etj.
Pikërisht për këta të fundit ajo ka rrëfyer se në një koncert në Chicago, kur sapo kishte nisur këngën “Thinking about you” ajo ka humbur zërin por fansat i kanë dal në krah. Ata kanë filluar njëzëri të këndojnë dhe nga emocionet Dua ka shpërthyer në lotë.
Dua Lipa ka nxjerrë hitin e saj të fundit me Sean Paul dhe po përgatitet gjithashtu për turin e saj të rradhës.