Abel Tesfaye, i njohur si The Weeknd publikoi për herë të parë gjatë së premtes klipin e këngës “I feel it coming” dhe duket se në të ka të fshehur një mesazh për ish të dashurën e tij, modelen Bella Hadid.
Në tekstin e këngës, Weeknd flet për faktin që është gati t’i bëjë gjërat serioze me një vajzë dhe deri më atëherë, asgjë nuk dyshohej. Por tashmë që është ndarë nga Bella dhe duke parë pamjet e klipit, gjërat duket se bëhen të komplikuara.
Kjo pasi vajza që shfaqet në video, japonezja Kiko Mizuhara, është thuajse identike me modelen. Në klip, ajo dhe Weeknd thuajse puthen dhe më pas Mizuhara shndërrohet në gur dhe thërrmohet, duke shenjuar fundin e lidhjes.