Prej 2 javësh të gjithë bëjnë pyetjen: Përse duartrokiste aq çuditshëm aktorja?!

Duart e Kidman-it nuk arritën të bashkoheshin për asnjë moment, siç ndodh natyrshëm në një duartrokitje. Nuk munguan komentet rreth kësaj, derisa vetë ylli i “Eyes Wide Shut” reagoi përmes një shpjegimi. E vërteta e gjithë kësaj ishtë një unazë, e cila ishte kaq e madhe dhe e parehatshme, saqë nuk e lejonte aktoren të duartrokiste.
“O zot, unë doja të duartrokisja, por nuk mundesha, por pastaj mendova se do të ishtë më keq nëse nuk e bëja. Do të krijoheshin konfuzione të kota nëse nuk duartrokisja dhe e bëra me shumë vështirësi. Unaza ishte e madhe, por e mrekullueshme dhe isha e tmerruar se mos e dëmtoja atë.”- sqaroi një herë e mirë Kidman.