Jennifer Garner dhe Ben Affleck rikthehen sëbashku duke lënë mënjanë idenë për tu divorcuar pas 20 muajsh larg njëri-tjetrit. Aktorja 44 – vjeçare ka vendosur të mos vazhdojë proçesin e divorcit pasi ata e dashurojnë njëri –tjetrin akoma dhe mbi të gjitha ata duan shumë tre fëmijët e tyre raporton revista PEOPLE.
Çifti u nda në vitin 2015 pasi lajmi se aktori kishte tradhëtuar bashkëshorten e tij me kujdestaren e fëmijve të tyre. Edhe pse të ndarë ata jetuan sëbashku me fëmijët e tyre në të njëjtën shtëpi në Los Angeles.
Sipas të afërmve të tyre jeta e Jennifer me Ben kaq qënë e mbushur me ulje dhe ngritje. Ajo ja ka bërë të qartë se dëshiron një jetë të qetë me tre fëmijë dhe një bashkëshort dhe jo me katër fëmijë pasi Ben sillet si i tillë dhe ajo është gjithmonë në merak për të.
