Sot 8 marsi duket se e ka bërë Noizyn shumë xhentil.
Ai ka zgjedhur 3 buqeta te mëdha me lule njërën prej të cilave e mban në duar mbesa, Prayla. Një për mamanë, një për motrën ndërsa për të tretën ende nuk e dimë për kë e ka dhuratë 30 vjeçari. Reperi i hitit ‘Midis Tirone” shpesh e ka shfaqur publikisht dobësinë që ka për mamanë të cilën as sot nuk harroi ta surprizonte.
