Lily është vajza e vetme e martesës së dytë të Phil Collins me Jill Tavelman.
Kur ishte vetëm 5 vjeçe, Lily përjetoi ndarjen e prindërve dhe shkoi të jetonte me të ëmën në Los Angeles, ndërsa babai vendosi të jetonte në Zvicër për shkak të favorizimeve me taksat. Lily e takonte të atin vetëm gjatë pushimeve.
“Ne të gjithë bëjmë zgjedhjet tona dhe, ndonëse unë nuk mund t’i justifikoj disa të tuat, në fund të fundit nuk mund ta ndryshojmë të shkuarën.Po mësoj si t’i pranoj veprimet e tua dhe të shprehem hapur për mënyrën si më bënë të ndihem. E pranoj me nder trishtimin dhe mllefin që ndjeva kundrejt gjërave që bëre, atyre që nuk i bëre, atyre që më dhe apo nuk më dhe.”
Lily rrëfen gjithashtu se divorci i tretë i babait, që ndodhi kur ajo ishte adoleshente, ndikoi shumë që ajo të binte pre e bulimisë dhe anoreksisë.