Flash

E ëma e Selenes del kundër romancës me The Weeknd!(FOTO)

Lapsi.al 2 March 2017
E ëma e Selenes del kundër romancës me The Weeknd!(FOTO)

Nëse e ëma e saj e ka marrë seriozisht këtë muhabet, mesa duket do të kemi një ndarje të parakohshme mes Selena Gomez dhe The Weeknd, bën me dije revista “Life  & Style”.

Fatkeqësisht, Abel Tesfaye, nuk ka aprovimin e Mandy, nënës së Selenës, është shprehur një burim i afërt me këngëtaren 24 vjeçare. Po pse?! “Mandy ka dëgjuar ato fjalët e pista dhe ato rreth drogës në këngët e The Weeknd, dhe nuk ka dëshirë që vajza e saj të dalë me të. Mandy e ka takuar Abel dhe mendon se është një person i sjellshëm, por nuk mendon se ndikon për mirë te Selena, përkundrazi. Ajo po ushtron presion te vajza e saj, duke i thënë që duhet të ndahet nga ai”, tha burimi për “Life & Style” 

Të këshilluara

Motrat e panjohura të vipave (Foto)

Ka njerëz të cilët preferojnë famën, por ka dhe të tjerë të cilët duan të jenë të rezervuar. Kështu janë edhe motrat e këngëtarëve që do të tregojmë më poshtë. ...

10:29

ide

Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.67

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI