Divorci nuk është dhe aq i thjeshtë e për më tepër kur në mes qëndrojnë fëmijët.
Rob Kardashian dhe Balc Chyna kanë deklaruar ndarjen e tyre dhe vajza do të qëndrojë me nënë e saj.
Por mesa duket kjo gjë e ka prekur së tepërmi Robin i cili në ditën e fundit më vajzën e tij i ka dediur një letër emocionuese dhe mbi të gjitha prekëse.
“Duke i thënë mirupafshim gocës time të bukur… ajo më shikon duke buzëqeshur”, ka shkruar ai bashkangjitur një fotografie të postuar në Instagram. “Shihni si e vështron babain e saj, unë përfundimisht nuk ngopem me atë. Unë kurrë nuk kam ndjerë një dashuri apo lumturi si kjo në jetën time. Ajo më bën shumë të lumtur. Do më mungojnë shumë. Të dua vajza ime, Dream”, përfundon ai.
