Flash

Arriti të heqë pesë kile për dy javë, Khloe Kardashian zbulon mënyrën! (Foto)

Lapsi.al 24 February 2017
Arriti të heqë pesë kile për dy javë, Khloe Kardashian

Ne të gjithë e dimë që Khloe Kardashian praktikon shumë orë në ditë palestër.

Megjithatë, motivimi i saj për t’u dukur dhe për t’u ndier e shëndetshme nuk përfundon vetëm tek palestra.
Pas një viti e gjysmë që trupi i saj u transformua, Kardashian zbulon edhe këshillat që ka marrë nga nutricionisti personal, Gunnar Peterson, për të ngrënë gjithҫka në mënyrë të moderuar.

Kjo është një pjesë e mënyrës se si funksionon dieta e saj dhe efektet pozitive që ka dhënë ajo për dy javë.
Cili është sekreti? Ndërprerja e produkteve të qumështit: “Për dy javë, nuk kam ngrënë asnjë produkt qumështi dhe kam humbur 5 kg”, – tregon Kloe për revistën Health, në janar të këtij viti.

“Tani pi vetëm qumësht bajameje. Më pëlqen akoma djathi, që në fakt është shumë i rëndë, por nëse dua të bie nga pesha në një kohë të shpejtë, zgjidhja ideale është “larg produkteve të qumështit. Shmangia e djathit për të paktën disa ditë, në vend që ta eliminosh totalisht nga dieta, gjithsesi, mund të bëjë diferencë.”

Një hile tjetër për të cilën Kardashian betohet se ka sukses është trajtimi i vetes, qoftë edhe për disa minuta. “Unë besoj se nëse të merr malli për ndonjë ëmbëlsirë, mos e privo veten. Por gjithҫka në mënyrë të moderuar”, – tregon ajo për revistën.

Për sa kohë ndjek një dietë të balancuar me ushqime të shëndetshme dhe të kombinuara, me siguri do të kesh rezultatin e Kardashian dhe, pse jo, edhe trupin e saj… në një farë mënyre.

 

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI