Beyonce e cila është shtatzënë me dy binjakë, është tërhequr nga festivali i këtij viti i Coachella.
Bukurosha 35 vjeçare ishte zbuluar vetëm dy muaj më parë, në fillim të janarit, si performanca kryesore duke bërë që biletat të shiteshin menjëherë. Një muaj më vonë shtatzania e saj u bë publike dhe duke gjykuar nga barku i fryrë, ajo e dinte dhe e kishte marrë parasysh gjendjen e saj në momentin e eventit muzikor. Por duket se doktorët kanë menduar të kundërtën, dhe nën këshillimin e tyre ka vendosur që të tërhiqet.
Megjithatë, për të kompensuar disi fansat, ka thënë se do të performojë vitin tjetër.