Ajo qëndroi e heshtur për shtatzaninë e saj kundrejt gjithë thashethemeve, edhe kur barku i ishte fryrë aq shumë sa nuk e mbante dot nën fustan.
Por kur vendosi që të dilte hapur për shtatzaninë e saj të parë me të dashurin Liam Payne, Cheryl bëri deklaratën më publike që mund të realizonte. 33 vjeçarja e shfaqi barkun e saj shumë të fryrë në një fushatë për bashkëpunimin ndërmjet The Prince’s Trust dhe L’Oreal Paris.
Dy prindërit e ardhshëm ende nuk kanë folur për mediat mbi këtë fakt, por duket se ky është thjesht një formalitet. Cheryl dhe Liam thuhet të kenë filluar të frekuentohen bashkë në fshehtësi të plotë në dhjetorin e vitit 2015, por rrallëherë flasin për romancën e tyre.
