Mimoza Çupi ka vendosur një rekord në shtetin zviceran ku ka fituar edhe vendin e parë në kategorinë ‘Figure Klass’ të Bodybuilding.
Ajo ka marrë pjesë edhe në Maratonën e New Yorkut dhe pas lindjes së dy vajzave binjake vazhdon të ketë një trup që shumë sportiste të tjera mund t’ja kenë zili. Çupi është e njohur në Zvicër, por nuk harron të tregojë gjithmonë me krenari se është shqiptare.
