Flash

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Enca zemërthyer nga Noisy: Dashuria ime s’të ka munguar kurrë!

Lapsi.al 12 February 2017
Enca zemërthyer nga Noisy: Dashuria ime s’të ka munguar

Shkrimet cinike të gazetave dhe komentet pa fre në rrjetet sociale, Encën nuk e kanë prekur asnjëherë kaq sa fjalët e Noizy-t. Të paktën kështu duket nga reagimi që këngëtarja nga Shkodra ka bërë për rrepistin, që kërkoi t’i imponohej si mentor në shoëbiz. Fjalëve të Noizy-t që e sulmoi publikisht ish partneren e tij në disa këngë, madje duke i kujtuar momente të sikletshme, Enca i është përgjigjur pa banalitet. Ajo i ka kujtuar se ka investuar vite, punë dhe pasion për të qenë ajo që është. Në fund të fundit “prona e askujt”.

PERGJIGJIA E ENCES NE RRJETET SOCIALE PER NOISYN 

“Por një gjë që s’e kam bërë kurrë është të pështyj mbi pjatën ku kam ngrënë, mbi një person që e kam quajtur familje, dhe një person që është larguar nga të gjithë duke më mbrojtur dhe mbështetur më shumë se kushdo, e dinë miqtë, kolegët, fansat dhe Zoti se mirënjohja dhe dashuria ime s’të ka munguar kurrë (ti e di më mirë se të gjithë).

Por një gjë që më dhemb shumë është të më mohohen meritat e mia publikisht (si tek “Xing me Ermalin”) dhe unë sërish nuk bëra zë, por të kërkova takim privatisht për t’u sqaruar si miq, një takim që nuk u bë kurrë.

Intervista ime në “Prive” në asnjë pjesë nuk ka shprehur mosmirënjohje dhe aq më tepër vrer (siç po bën ti) ndaj teje.

Një kujtesë e vogël: Unë e krijova vetë famën me “A po t’pëlqen”, dhe e bëra veten në punë vetëm nga ana ime.

Ke qenë ti ai që më ke thënë në makinë: “E urrej kur dikush më thotë se unë e kam bërë filanin”, duke më treguar përvojën tënde me dikë që ka qenë në skenë përpara teje, por sot je ti ai që po bën këtë gjest të shemtuar.

Sa për kontratën me “Universal”, kujto pak se unë nuk kam shkuar asnjëherë me ty atje, dhe nuk ke qenë ti arsyeja e nënshkrimit tim, ndoshta duhet të flasësh me kompaninë përpara se të gënjesh.

Dhe e fundit, askush s’mund të më përjashtojë nga diçka në të cilën unë kam investuar vite, energji dhe pasion.

Një njeri që të ka dashur apo respektuar sadopak, nuk i bën këto gjeste as në gjaknxehtësi.

Gjithsesi, s’kam më punë me ty.”

 

Të këshilluara

Kjo është e "dashura" e Gold AG (Foto)

I njohur si "Gold Ag" , këngëtari  Arian Agushi ka ndarë me ndjekësit e tij disa foto ku shihet në praninë e stupcave. Në një ndër fotot ...

14:34

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI