Flash

ProfilErmal Meta fieraku që shkëlqeu në Sanrremo

Lapsi.al 12 February 2017
ProfilErmal Meta fieraku që shkëlqeu në Sanrremo

Ermal Meta nuk i pëlqen përrlallat. Djali që u bë i njohur një vit më parë në Sanremo 2016 me “Odio le favole” (I urrej përrallat), e përsërit shpesh: "Përrallat nuk më kanë pëlqyer kurrë, për mua jeta është shumë herë më interesante dhe ka më shumë fantazi në të". E megjithëatë jeta e Ermal Metës, 35 vjeç i ngjan një përralle. Ai u bë fituesi i vendit të tretë në festivalin e këngës së lehtë italiane që shqiptarët e shihnin dikurë në mënyrë klandestine. Ermali, një emigrant nga Fieri, jo vetëm morri pjesë për të dytën herë radhazi, por doli andej edhe me cmim.Kënga e tij ‘E ndaluar të vdesësh’ (Vietato Morire) është vlerësuar maksimalisht nga juria dhe publiku.

Edhe pse deri para një viti ai nuk njihej mirë në Shqipëri, Ermali është imponuar në tregun muzikor në Itali. Ai ka shkruar këngë për yje të famshëm si Marko Mengoni, Emma Marrone, Chiara, Annalisa, Patty Pravo etj. Natyrisht ashtu sikurse per cdo emigrant edhe per të fillimet nuk ishin të lehta. "Fillova duke kënduar në disa grupe në qytetin e Barit në Puglia. Me një në veçanti, grupin “La Fame di Camilla”, publikuam tri albume nëpërmjet etiketës diskografike “Universal”. Njëkohësisht kompozoja këngë dhe shkruaja tekste për këngëtarë me famë në Itali" tregon ai. Dhe pak emigranti nga Fieri filloi të iponohet, prtej Adriatikut. "Tregu muzikor italian është i vogël dhe për këtë arsye edhe shumë i vështirë. Dua të them që nuk ta lë njeri vendin e vet. Ndryshe nga ata që kanë lindur dhe janë rritur në Itali, ti ke lindur në Shqipëri, madje në Fier" pohon ai dhe shton: "Unë kam lindur në Fier dhe kam pasur një fëmijëri si pjesa më e madhe e fëmijëve shqiptarë në ato vite. Në Tiranë kam qenë pak herë kur isha i vogël dhe jo për arsye të lidhura me muzikën".

Por tani shumëkush në Tiranë e njeh Ermal Metën falë paraqitjes së suksesshme në Sanremo. Ndërsa ai e kujton Shqipërinë përmes tekstit të këngës s tij: "më kujtohet ai cast kur u bëra i madh". (Lapsi.al)

 

Generated by  IJG JPEG Library

 

Sanremo-Giovani-2016-Ermal-Meta

Nata më e gjatë e jetës

Si do ta nisje një përrallë dashurie?

Di si të nis një këngë, por jo një përrallë.

Kënga më e bukur që ke dëgjuar për një ndarje?

“Wicked Game” Chris Isaac.

Alkooli më i fortë për të mbytur dhembjen?

Rhum.

Nata më e gjatë që ke kaluar?

Nata në të cilën më thanë që ime më ishte në koma. M’u duk e gjatë një vit.

Zgjimi më romantik si mund të ishte për ty?

Çdo zgjim është romantik kur fle me dikë që ke në krevat dhe në zemër.

Mesazhi më mbresëlënës që të ka ardhur në celular?

Një mesazh në celular nuk e konsideroj mbresëlënës.

Martesa që do të ëndërroje?

Ajo që bën i moshuari mbas një jete të gjatë dhe të lirë.

Vdekja më e ëmbël si do të ishte?

Ajo pas martesës së mësipërme.

Cila është italiania më e bukur?

E dashura ime.

\Panorama\

Të këshilluara

Martohet Salsano i portokallisë?! (Foto)

Salsano ka një histori të gjatë dashurie e cila u mbajt për shumë vite sekret. Pasi çifti nisi bashkëjetesën u zbulua pak nga pak nga dashuria e tyre.&n...

19:48

Alban Skënderaj vjen me një...(Foto)

Një baladë tjetër dashurie lançohet sot nga Alban Skënderaj. Kjo është kënga e parë e tij për këtë vit dhe vjen si dhuratë për të gjithë njerzit që kanë qënë...

17:44

Elvana Gjata dhe Justin Bieber?! (Foto)

Elvana Gjata thuajse kishte humbër tërësiht nga mediat e rrjetet sociale, por mesa duket ajo synon të arrijë majat në showbizin ndërkombëtar. Në një foto ajo...

17:24

Marina Vjollca shtatzane?! (FOTO)

Marina prej disa ditësh ndodhet në Kosove me të dashurin e zemrës. Pas thashethemeve për ndarje, qarkullon kjo foto e tyre. Në këtë f...

16:31

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI