
Tensionet jashtë Kuvendit të Kosovës janë shtuar në mbrëmje pasi protestuesit kanë hedhur mjete piroteknike, teksa presin që deputetët t’i kalojnë ndryshimet në ligjin për Gjykatën Speciale. Policia e Kosovës iu përgjigj protestuesve me gaz lotsjellës para Kuvendit.
Në rrugë dëgjohen edhe sirenat e autoambulancave. Paraprakisht, policia kishte formuar një kordon pranë ndërtesës së Kuvendit. Rreth orës 19:00, deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje u panë duke u larguar nga ndërtesa e Kuvendit