
Protesta qytetare në Tiranë ka shënuar 128 ditë të revoltës kundër klasës politike. Pas grumbullimit në sheshin Skënderbej ka vijuar marshimi drejt Kryeministrisë në të cilën do të mbahen fjalime nga protestuesit.
Gjatë ditës së sotme është mbajtur protestë nga qytetarët para Kuvendit ndërkohë që në ambientet brenda tij po zhvillohej seanca plenare.
Situata ka shfaqur tensione, ndërsa ka pasur edhe shoqërime të protestuesve nga forcat policore. Sakaq, kërkesat e protestuesve mbeten të pandryshuara ata kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit Edi Rama, si dhe anulimi i ligjit për zonat e mbrojtura.