Flash

Arrestohet administratori i inceneratorit në Elbasan, Leli Kaja

Lapsi.al 5 October 2026

Arrestohet administratori i inceneratorit në Elbasan, Leli Kaja

Administratori i kompanisë publike “Eco-Elb”, Leli Kaja, është arrestuar pasditen e kësaj të hëne në Elbasan. Arrestimi vjen pasi Kraja ishte nw hetim mw parw dhe mw më 21 korrik 2025 policia dhe prokuroria kontrolluan 14 banesa dhe zyra.

Mes tyre ishte edhe banesa e Kajës. Hetuesit sekuestruan dokumente dhe pajisje në kërkim të provave mbi mënyrën e administrimit të mbetjeve dhe marrëdhëniet financiare mes “Eco-Elb” dhe bashkive të qarkut.

Hetimi u zgjerua më pas edhe mbi dyshime për shpërdorim detyre. 

“Eco-Elb” e administron zonën e trajtimit të mbetjeve që prej vitit 2021, pasi asetet e ish-kompanisë koncesionare “Albtek Energy” u sekuestruan dhe impianti kaloi nën administrim publik.

NJOFTIMI I SPAK

Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), nën drejtimin e prokurorit të çështjes, sot, më 5.10.2026 arrestuan në flagrancë shtetasin L.K., administrator i shoqërisë “ECO-ELB” sh.a., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, e parashikuar nga neni 259, paragrafi 2, i Kodit Penal.

Arrestimi u krye në kuadër të procedimit penal nr. 108 të vitit 2026, të regjistruar më datë 1.10.2026 nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, mbi bazën e referimit të BKH-së. Gjatë hetimit u përdorën metoda speciale të hetimit dhe veprime të simuluara.

Nga veprimet hetimore të kryera deri në këtë fazë, dyshohet se shtetasi L.K. ka kërkuar dhe marrë nga administratori i një operatori ekonomik shumën prej 400.000 (katërqind mijë) lekësh, në formën e përfitimit të paligjshëm, në këmbim të moskryerjes së detyrave që i ngarkon ligji si administrator i shoqërisë “ECO-ELB” sh.a.

Gjatë kontrollit personal, shtetasit L.K. iu gjet dhe iu sekuestrua shuma e sipërpërmendur.

Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI