Flash

INVESTIGIMI/ Ku u strehua për 3 muaj Ergys Agasi

I akuzuari kyç i aferës së AKSHI, Ergys Agasi qëndroi për tetë muaj në arrati në një godinë në Shkozet të Durrësit, nën mbrojtjen e një organizate kriminale. Edhe pse informacionet për vendodhjen e tij nuk munguan, u desh një rotacion në krye të Policisë së Shtetit për të bërë të mundur arrestimin.

13:35

Trump kërcënon se do të ndërpresë marrëdhëniet tregtare me Spanjën

Lapsi.al 8 July 2026

Udhëheqësit e 32 shteteve anëtare të NATO-s po zhvillojnë dy ditë bisedimesh në kryeqytetin turk Ankara.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shprehur pakënaqësi të fortë ndaj NATO-s për reagimin e aleatëve ndaj çështjes së Grenlandës dhe Iranit.

Duke folur së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm të Aleancës, Mark Rutte, Trump tha se ishte “shumë i mërzitur” me NATO-n, duke akuzuar aleatët se nuk e mbështetën në planet për një prani më të madhe amerikane në Grenlandë.  

“Nuk jam i kënaqur me NATO-n për shkak të asaj që bënë me Groenlandën. Gjithashtu nuk jam i kënaqur sepse ata nuk donin të na ndihmonin me shtetin numër një që mbështet terrorin, Iranin”, deklaroi Trump. 

Lidhur me përplasjet me Teheranin, presidenti amerikan tha se e konsideronte armëpushimin me Iranin “të përfunduar”, por shtoi se mbetet i gatshëm për të vijuar negociatat.

Trump kritikoi gjithashtu Spanjën, duke kërcënuar se mund të ndërpresë marrëdhëniet tregtare me këtë vend. Ai e cilësoi Spanjën si “një kauzë të kotë”, ndërsa kryeministri spanjoll Pedro Sanchez ka qenë një nga kundërshtarët më të zëshëm të politikave të tij në Evropë.

“Ne nuk duam të bëjmë më asnjë biznes tregtar me Spanjën”, tha Trump.

Reagimi i Trump vjen pasi Spanja kundërshtoi thirrjet për të rritur shpenzimet e mbrojtjes të aleancës në 5% të PBB-së, duke argumentuar se objektivat e sigurisë duhet të balancohen me stabilitetin ekonomik dhe shpenzimet sociale. 

Qeveria e Spanjës ka reaguar pas deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump, i cili në samitin e NATO në Ankara kritikoi Madridin dhe paralajmëroi se mund të ndërpresë lidhjet tregtare me Spanjën, duke e cilësuar atë si një partner “të tmerrshëm” të Aleancës.  

Burime nga qeveria e kryeministrit Pedro Sánchez thanë se deklaratat e Trump janë pritur “me qetësi dhe normalitet”, duke theksuar se marrëdhëniet mes Spanjës dhe Shteteve të Bashkuara mbeten të forta në aspektin ekonomik, kulturor dhe shoqëror. 

“Spanja mban marrëdhënie të shkëlqyera me Shtetet e Bashkuara dhe nuk kemi ndërmend ta ndryshojmë këtë”, deklaruan burimet qeveritare.

Madridi ka theksuar se marrëdhënia tregtare mes dy vendeve është e favorshme edhe për SHBA-në, pasi sipas qeverisë spanjolle, Uashingtoni ka aktualisht suficit tregtar me Spanjën.

Një tjetër argument i paraqitur nga qeveria spanjolle është fakti se Spanja është pjesë e BE dhe se politikat tregtare përcaktohen në nivel të përbashkët europian, duke mos lejuar trajtim të veçantë për një shtet anëtar.

Qeveria e Sánchez ka nënvizuar gjithashtu se marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve drejtohen kryesisht nga kompanitë private dhe jo nga qeveritë.

Sipas Madridit, lidhjet mes Spanjës dhe SHBA-së mbeten të rëndësishme si në fushën e tregtisë, ashtu edhe në atë të mbrojtjes, pavarësisht tensioneve të fundit politike.

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

38°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI