
Një shpërthim tritoli është vendosur tek një automjet tip Fiat në Krujë. Nga shpërthimi mësohet se ka vetëm dëme materiale. Burimet bëjnë me dije se policia ka sekuestruar disa kamera sigurie ku duket autori i cili pasi ka vendosur lëndën plasëse është larguar me këmbë. Ai ka veshur rroba të errëta që të mos identifikohet nga kamerat.
Sasia e tritolit ka qenë e vogël. Policia dyshon se lënda plasëse është vendosur si paralajmërim për pronarin e mjetit. Shkak dyshohet konfliktet për pronësinë