
Përshkallëzohet protesta në Tiranë. Protestuesit janë zhvendosur pranë Kryeministrisë dhe bëjnë thirrje për djegien e saj.
Efektivët e policisë kanë sulmuar protestuesit me gaz lotsjellës dhe ujë, për t’i ndaluar ata t’i afrohen godinës së Kryeministrisë.
Protestuesit kanë vendosur të mos tërhiqen nga kauza e tyre.
Ata bëjnë thirrje për rrëzimin e qeverisë.
Më herët është sulmuar Ministria e Arsimit dhe Ministria e Ekonomisë.