
Situata në protestën e studentëve vijon të jetë e tensionuar dhe është zhvendosur në nisje të rrugës së Durrësit në qendër. Protestuesit kanë djegur stolat plastike, ndërsa përplasjet me policinë vijojnë. Tymi po përhapet në të gjithë zonën.
Efektivët e policisë po u kundërpërgjigjen protestuesve, me presion uji dhe tymuese. Më herët, policia tentoi të shpërndante të rinjtë me gaz dhe presion uji, ndërsa protestuesit hodhën gurë në drejtim të efektivëve.