Flash

“The Sun” nxjerr SMS-të e trafikantëve shqiptarë: Me jaht luksoz në Britani 

Lapsi.al 6 July 2026

Një superjaht elegant kalon nëpër ujëra kristalore, si diçka nga një film i James Bond, dhe ti pyet veten se cili investitor i pasur mund ta shijojnë atë në bord.

“The Sun” zbulon se në vend të milionerëve, jahti mund të zotërohet nga ndonjë bandë shqiptaro-britanike që kontrabandon kriminelë përtej Kanalit. 

Kjo mënyrë ngjall më pak dyshime sesa varkat e panumërta prej gome që kalojnë çdo ditë nga Franca. Jahtet ankorohen në marina të vogla dhe mund të shmangin kontrollet e rrepta në portet e mëdha.

Investigimi i “The Sun” vjen pas zbulimit të muajit të kaluar se si mijëra emigrantë të dënuar të dëbuar ishin kthyer sërish fshehurazi në Britani.

Një gazetar i “The Sun” kontaktoi reklamën e jahtit në TikTok dhe pretendoi se ishte një shtetas shqiptar i cili kishte vuajtur dënimin në burgun Wandsworth në Londrën Jugperëndimore përpara se të deportohej.

Pasi u bindën se personi ishte i sinqertë, një nga krerët e grupit kërkoi një numër telefoni celular përpara se biseda të zhvendosej në WhatsApp. Njëri nga anëtarët e bandës përdorte një numër telefoni në Mbretërinë e Bashkuar. Më pas ata kërkuan 15,500 paund për një vend në një jaht që po nisej nga Holanda dhe po ankorohej pranë Doverit.

“Kam një vend të lirë në anije sot. Një jaht të madh, një luksoz. Pranojmë vetëm para në dorë” – tha trafikanti shqiptar. Duke ofruar një takim, ai shtoi: “Ne pranojmë para vetëm në Shqipëri.”

Gazetari i “The Sun” kërkoi ta shihte jahtin në një video-telefonatë përpara se të angazhohej për marrëveshjen. “Pasi ra dakord, ai na përshëndeti shkurtimisht përpara se t’ia jepte telefonin një anëtari tjetër të bandës, i cili premtoi një “udhëtim të qetë dhe të sigurt” – shkruan gazeta.

Ky person i tha gazetarit tonë se edhe ai ishte ish-i dënuar, i cili ishte deportuar pasi kishte vuajtur 1 vit e 10 muaj në burgun e Doncaster për shitje kokaine.

“Kam 4 persona në të njëjtën situatë si ju që do të jenë në këtë udhëtim pas disa ditësh. Mos u shqetësoni për këtë. Kemi shpenzuar 50,000 euro për të marrë me qira një jaht për këtë punë” – tha ai.

Kontrabandisti konfirmoi se kapitenët do të ishin shqiptarë dhe premtoi se nuk do të kishte më shumë se 10 pasagjerë në jaht, i cili, tha ai, kishte “tre dhoma luksoze”.

I pyetur nëse kishte çuar njerëz në Mbretërinë e Bashkuar kohët e fundit, ai u përgjigj: “10 ditë më parë, ne dërguam me sukses 11 djem. Po ju dërgoj mesazhe nga 4 djem që kanë qenë në burg në Mbretërinë e Bashkuar.”

Më pas ai dërgoi një fotografi në WhatsApp duke shpjeguar se 3 nga 4 emigrantët kishin “probleme në Mbretërinë e Bashkuar” dhe kishin “frikë se mos deportoheshin përsëri”.

Shqetësuese është se ai tha se një nga anëtarët e familjes së gazetarit do të duhej ta takonte në një kafene dhe t’i dorëzonte tarifën përpara se t’i lejohej të hipte në bord.

Banda tha se shoferët do t’i merrnin të sapoardhurit nga një port pranë Doverit përpara se t’i çonin në Londër. Ai shtoi: “Mos u frikësoni, në rregull?”

“The Sun” raportoi muajin e kaluar 4,614 persona kishin rihyrë në Britani gjatë 5 viteve të fundit pasi ishin deportuar. Të paktën 723 persona ishin dëbuar 2 ose më shumë herë dhe Ministria e Brendshme ka pranuar se shifrat mund të jenë më të larta. Shqiptarët përbënin më shumë se një të tretën e të gjitha rasteve, me 1,525 të gjetura në Britani pasi u detyruan të largoheshin.

“Por banda e TikTok që kontaktuam nuk është e vetmja në tregtinë e tyre të paturpshme, pasi jahtet po përdoren gjithnjë e më shumë për të transportuar probleme në vendin tonë. 5 burra u arrestuan në maj pasi një jaht që po kontrabandonte 7 persona në Mbretërinë e Bashkuar u kap në jug të Anglisë.

Dy anëtarë të ekuipazhit, një britanik 42 vjeç dhe një shqiptar 25 vjeç u ndaluan me dyshimin për lehtësim të imigracionit të paligjshëm. Tre të tjerë u morën në pyetje, të dyshuar se ishin një grup njerëzish në breg për të pritur pasagjerët nga anija” – shkruan The Sun. 

“Ne ia raportuam gjetjet tona TikTok-ut, të cilët brenda një ore e mbyllën llogarinë. Ata thanë se ajo shkelte udhëzimet e mbrojtjes së komunitetit në lidhje me trafikimin e qenieve njerëzore. Gjithashtu, do ta kalojmë dosjen tonë në Agjencinë Kombëtare të Krimit” –shkruan tabloidi britanik. ©LAPSI.al

Të këshilluara

The Albanian Files: Anatomia e "rilindjes arkitekturore" të Edi Ramës

I prezantuar si një album i transformimit arkitekturor të Shqipërisë, libri “The Albanian Files” hedh dritë mbi rolin e kryeministrit Edi Rama dhe vartësve të tij në përzgjedhjen e arkitektëve me famë botërore për projektet private të kullave në Tiranë dhe resorteve në bregdet.

20:59

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

The Albanian Files: Anatomia e "rilindjes arkitekturore" të Edi Ramës

I prezantuar si një album i transformimit arkitekturor të Shqipërisë, libri “The Albanian Files” hedh dritë mbi rolin e kryeministrit Edi Rama dhe vartësve të tij në përzgjedhjen e arkitektëve me famë botërore për projektet private të kullave në Tiranë dhe resorteve në bregdet.

20:59

Me sytë katër

PAPARAZZI