Flash

Sot dita e 42-të e protestës kundër Edi Ramës, iu u bashkohen edhe shqiptarë nga diaspora

Lapsi.al 11 July 2026

Sot mbahet protesta e 42-të kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Organizatorët kanë njoftuar se në tubimin e kësaj të shtune do të bashkohen edhe shqiptarë nga diaspora, të cilët prej kohësh janë përfshirë në mbështetje të kësaj kauze.

Kërkesa kryesore e protestuesve mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. Edhe mbrëmjen e kaluar, protestuesit marshuan në disa prej akseve kryesore të Tiranës, duke brohoritur dhe bërë thirrje për largimin e Ramës dhe gjithë klasës politike. 


Gjatë 42-ditëve protestë qytearët kanë brohoritur slogane si: “Qeveri e krimit”, “Rama në burg, Berisha në burg”, “Shqipëria kërkon revolucion”, “Rama jep dorëheqjen”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Poshtë patronazhistët”, “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”, “Shqipëria kërkon revolucion”,  “O Erion, o legen, prite Ramën se po vjen” dhe "Ju erdhi fundi".

Qeveria Rama është përballur së fundmi edhe me një tjetër skandal pasi dha 4 milionë euro nga fondi i rezervës për koncertin e reperit amerikan Kanye West, që mbahet sot. Protestuesit e kanë cilësuar këtë veprim si të turpshëm në një kohë kur vendi ka nevojë për fonde në fusha të ndryshme që prekin njerëzit çdo ditë.

Të këshilluara

Deputeti belg: Shqipëria në BE, jo në kurriz të sundimit të ligjit

Një muaj protestash në Shqipëri ka shkuar përtej turizmit. Është bërë një provë nëse Brukseli i mban vendet kandidate sipas vlerave evropiane dhe jo vetëm sipas listave teknike të kontrollit. Ligjvënësi belg Michel De Maegd i tha “EU Perspectives” se rruga e Tiranës drejt BE-së nuk mund të vijë në kurriz të sundimit të ligjit.

22:12

“Shantazh ndaj protestës”, policia nis hetim për vlerësimet me ‘1 yll’ në Google

Teksa policia paralajmëron ndjekje penale për "manipulim tregu" dhe "falsifikim kompjuterik" ndaj mijëra qytetarëve që po vlerësojnë negativisht bizneset e perceptuara pranë qeverisë, ekspertët e ligjit dhe shoqëria civile e akuzojnë për një tentativë shantazhi për të shtypur lirinë e shprehjes dhe për të barazuar protestën e ligjshme digjitale me krimin kibernetik.

21:56

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI