Flash

INVESTIGIMI/ Ku u strehua për 3 muaj Ergys Agasi

I akuzuari kyç i aferës së AKSHI, Ergys Agasi qëndroi për tetë muaj në arrati në një godinë në Shkozet të Durrësit, nën mbrojtjen e një organizate kriminale. Edhe pse informacionet për vendodhjen e tij nuk munguan, u desh një rotacion në krye të Policisë së Shtetit për të bërë të mundur arrestimin.

13:35

Rama: Bizenese po ju rikthehen yjet, turpi alla-shqiptar arriti në majë të piramidës së Google

Lapsi.al 10 July 2026

Edi Rama ka reaguar sot lidhur me “review”-të në rrjete ndaj bizneseve të ndryshme. 

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama i cilëson si një sulm i orkestruar dhe i padëgjuar kriminal mbi hotele, bujtina, restorante, duke u hequr me dhunë ‘yjet’ e mbledhura nga përshtypjet pozitive të klientëve, që do t'u rikthehen. 

Sipas kreut të qeverisë, ky akt përbën një blozë të terrorit digjital të ushtruar prej pengmarrëse të protestës.  

“Jehona e një TURPI ALLA SHQIPTARÇE arriti deri në majën e piramidës së Google, ku autoritetet tona kërkuan ndihmë për të nxjerrë një sërë sipërmarrjesh nga BLOZA E TERRORIT DIGJITAL të ushtruar prej pengmarrësve të protestës së flamingove, të cilët përmes 10 mijë llogarive të hapura enkas organizuan dhe orkestruan një SULM TË PADËGJUAR KRIMINAL mbi hotele, bujtina, restorante, duke u hequr me DHUNË yjet e mbledhura nga përshtypjet pozitive të klientëve

Pra, logjika e hurit dhe drurit që i ka dhënë protestës ngjyrën e sorrave e zërin e korbave: Nuk duam investorë të huaj, nuk duam biznese vendase, duam litar, burg, zjarr - tip naziskinësh me qeleshe e komunistash me flamur në qafë, laro e balo të duartrokitur me pasion nga dështakëzemërakë të rënë nga vakti, plot urrejtje, ligësi e mediokritet të pangushëllueshëm.

Policia vijon me hetimin e skemës kriminale, ndërkohë që me ndihmën e Google-it faqet e sipërmarrjeve po u rikthehen yjet e merituara me punë e mund të madh”,-shkruan Rama

Të këshilluara

Arrestohet një polic në Dibër

Një punonjës i Policisë së Dibrës është arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, pasi dyshohet se nuk ka kryer ve...

21:29

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

38°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI