Flash

Shkrihen 16 bashki, Komisioni i Ligjeve miraton vetëm me votat e PS ndarjan e re territoriale

Lapsi.al 5 October 2026

Shkrihen 16 bashki, Komisioni i Ligjeve miraton vetëm me votat e PS ndarjan

Pas miratimit në komision nisma ligjore pritet të kalojë për votim në seancë plenare të enjten, ku i duhen 84 vota për t’u miratuar, të cilat PS i siguron me 3 deputetët e aleates së saj të Partisë Socialdemokrate të Tom Doshit.

Harta e re territoriale do të ketë vetëm 46 njësi vendore nga 61 që janë aktualisht duke bashkuar 15 bashki me bashkitë më të mëdha fqinje, si një masë që sipas propozuesve do të fuqizojë performancën e tyre dhe do të garantojë shërbime publike më të mira.

Shqyrtimi në komision u kundërshtua fort nga deputetët e opozitës si një projektligj anti-kushtetues duke kërkuar që nisma e tyre për hartën e re, që propozon shtimin e numrit të bashkive nga 61 në 100, të shqyrtohej në Kuvend.

“Kuvendi i Shqipërisë në mënyrë të qëllimshme pengon iniciativën legjislative të opozitës, që ajo të konsultohet dhe të vijnë qëndrimet e komuniteteve dhe pushteteve vendore lidhur me këtë propozim”, tha deputeti demokrat Oerd Bylykbashi.

Sipas opozitës qëllimi i socialistëve është elektoral dhe nuk i shërben interesit të qytetarëve dhe se do të nxisë shpopullimin e mëtejshëm të zonave ku do të shkrihen njësitë vendore.

Nisma u mbrojt në komision nga deputeti socialist Arbjan Mazniku i cili argumentoi se harta e re do të ndërtojë bashki më të forta dhe se bashkitë e reja do të kenë më shumë kapacitete për të ushtruar funksionet e tyre.

Dhjetëra qytetarë nga zonat ku pritet të shkrihen njësitë vendore sipas hartës së re protestuan të hënën jashtë mjediseve të Kuvendit duke kërkuar anulimin e projektit socialist për bashkitë e tyre.

PS avancoi projektin e saj për hartën e re pasi komisioni bipartizan i ngritur nga Kuvendi për të hartuar një reformë territoriale me konsensus politik nuk arriti në një produkt të përbashkët.

Socialistët gjithashtu anashkaluan përfundimet e qëndrimeve në konsultimet publike që u mbajtën gjatë gushtit dhe shtatorit në njësitë vendore, ndërsa në bashkitë që pritet janë organizuar protesta për të kundërshtuar nismën.

Me hartën e re të PS-së, bashkitë Fushë-Arrëz, Klos, Rrogozhinë, Dimal, Poliçan, Patos, Divjakë, Selenicë, Maliq, Këlcyrë, Memaliaj, Libohovë, Cërrik, Belsh dhe Prrenjas humbasin statusin si njësi të pavarura të vetëqeverisjes vendore dhe bashkohen me bashkitë fqinje më të mëdha.

Konkretisht, Fushë-Arrëzi bashkohet me Pukën, Klosi me Matin, Rrogozhina me Kavajën, Dimali dhe Poliçani me Beratin, Patosi me Fierin, Divjaka me Lushnjën, Selenica me Vlorën, Maliqi me Korçën, Këlcyra me Përmetin, Memaliaj me Tepelenën, Libohova me Gjirokastrën, Cërriku e Belshi me Elbasanin, ndërsa Prrenjasi kalon nën varësi të bashkisë Librazhd.

Modeli i propozuar synon të ruajë bashkinë si qendrën e organizimit vendor, por ndryshon organizimin e saj të brendshëm nga skema “Bashki–Njësi Administrative” në “Bashki–Qytet–Njësi Administrative”.

Për çdo qytet parashikohet emërimi i një nënkryetari përgjegjës për koordinimin e shërbimeve, ndërsa këshillat bashkiakë do të riorganizohen për të pasqyruar peshën demografike të qyteteve përbërëse./ BIRN

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI