Flash

Revolucioni i Flamingove/ Editoriali i The Guardian: Shqiptarët protestojnë për mbrojtjen e të drejtave të tyre dhe të natyrës

Lapsi.al 9 July 2026

Gazeta britanike The Guardian i ka kushtuar një editorial protestave që prej më shumë se një muaji zhvillohen në Tiranë, duke i cilësuar si revoltës më të madh të pakënaqësisë qytetare në Shqipëri që nga rënia e regjimit komunist.

Sipas artikullit, ajo që nisi si një protestë për zonën e mbrojtur të Zvërnecit është shndërruar në një lëvizje qytetare, e njohur si "Revolucioni i Flamingove", e cila tashmë kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshin e qeverisjes.

The Guardian shkruan se pakënaqësia e qytetarëve lidhet me mungesën e transparencës në projektet turistike të mbështetura nga investitor strategjik, ndër ta edhe dhëndri i presidentit të SHBA-së, Jared Kushner dhe Ivanka Trump, të cilat, sipas kritikëve, rrezikojnë zona të mbrojtura si Zvërneci, laguna e Nartës dhe ishulli i Sazanit.

Artikulli thekson se kryeministri Edi Rama ka mbrojtur vazhdimisht këto investime, duke deklaruar se ato nuk do të ndalen.

Protestuesit, nga ana tjetër, thonë se pakënaqësia e tyre lidhet me korrupsionin, mungesën e llogaridhënies dhe zhgënjimin ndaj klasës politike. Në analizë theksohet gjithashtu se protestat kanë tërhequr edhe pjesëmarrjen e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit dhe kanë ngjashmëri me lëvizjet qytetare kundër korrupsionit në vende të tjera të rajonit.

Artikulli ndalet edhe te reagimet e disa eurodeputetëve, të cilët kanë bërë thirrje për pezullimin e ndërtimeve në zonat e mbrojtura dhe kanë paralajmëruar se projekti mund të ketë pasoja për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Në përfundim, The Guardian shkruan se protesta ka tejkaluar çështjen e mbrojtjes së mjedisit, duke u kthyer në një debat më të gjerë për modelin e zhvillimit të Shqipërisë dhe mënyrën se kujt i shërbejnë investimet e mëdha në vend.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi me satelitë/ New York Times nxjerr zbuluar kantierin në Zvërnec

Si për të përgënjështruar Edi Ramën, që premtoi se nuk do punohet në Zvërnec derisa të përfundojë analiza mjedisore, New York Times analizoi pamjet me satelit dhe tregoi sot dëmin që resorti luksoz i Kushner&Co, mund t’u shkaktojë habitateve natyrore të brishta. Lapsi.al e sjell në shqip më poshtë videon dhe tekstin e New York Times.

15:04

Me sytë katër

PAPARAZZI