Flash

Protestat në Shqipëri: Çfarë thotë Berlini?

Në një kohë kur protestat në Shqipëri janë përshkallëzuar në përplasje të dhunshme mes demonstruesve dhe policisë, qeveria gjermane rikujton rëndësinë e shtetit të së drejtës për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

17:26

Protesta hyn në ditën e 40, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Lapsi.al 9 July 2026

Protesta qytetare kundër qeverisë hyn sot në ditën e saj të 40-të, duke u kthyer në një nga mobilizimet më të gjata qytetare të viteve të fundit në Shqipëri.

Prej 40 mbrëmjesh, protestuesit mblidhen para godinës së Kryeministrisë, ku kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e klasës aktuale politike. 

Edhe një natë më parë, pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshuan në rrugët e Tiranës, duke ndaluar para Kuvendit dhe më pas pranë selisë së Partisë Demokratike, ku hodhën akuza edhe ndaj opozitës.

Gjatë protestave, qytetarët kanë ngritur shqetësime për korrupsionin, varfërinë, emigracionin, sistemin shëndetësor dhe arsimin. Ditët e fundit, në fokus të kritikave ka qenë edhe financimi me 4 milionë euro i koncertit të Kanye West, që protestuesit e konsiderojnë një shpenzim të pajustifikuar. Organizatorët deklarojnë se protesta është qytetare dhe do të vijojë deri në përmbushjen e kërkesave të saj.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI